Brigada e zjarrëfikësve nga Shkupi ka një mesazh për ty! (Foto)

Shpërndaje

Mesazhe në shumë forma të ndryshme janë parë këto ditë nëpër rrjetet sociale e që bëjnë thirrje për të qëndruar në shtëpi për të qenë sa më larg rrezikut për t’u infektuar me COVID-19.

Një apel të tillë për qytetarët e kanë bërë edhe zjarrfikësit e Brigadës së Shkupit, fotografitë e të cilëve i ka shpërndarë në Facebook kryetari i Çairit Visar Ganiu.

“Nën moton “Ne jemi këtu 24/7, Ju rrini në shtëpi”, Brigada e zjarrfikësve – Shkup, organizoi aktivitet i cili kishte për qëllim ngritjen e vetëdijes dhe përcjelljen e porosisë deri tek qytetarët për të qëndruar në shtëpi 🏠 dhe për t’i respektuar rregullat, me qëllim të parandalimit të përhapjes së COVID -19 dhe ruajtjen e shëndetit!😷 Qëndrojmë solidarë dhe të përkushtuar të gjithë bashkë, për tejkalimin e kësaj situate dhe kthimin sa më të shpejtë në normalitet!” ka shkruar kryetari Ganiu.