Çfarë po ndodhë në Veriun e Mitrovicës?! – Përgjigjet Albin Kurti

Shpërndaje

Duke folur për gjendjen aktuale me pandeminë COVID19, kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë në RTV21 se ka biseduar në telefon edhe me komunat me shumicë serbe, derisa ka thënë se tashmë janë 4 ministra të angazhuar që do të jenë në kontakt të vazhdueshëm me ta.“Sigurisht që do të shkoj.

Kam përgatit agjendë edhe për ato komuna. Kam biseduar më kryetarët e komunave me shumicë serbe dhe asnjëri nga ta nuk e ka refuzu bisedën, madje ato s’kanë qenë të shkurta, por që s’kemi folur për asgjë tjetër veç COVID19.

Ministri i Shëndetësisë dhe ai në detyrë i Brendshëm, janë në kontakt të vazhdueshëm me këta kryetar dhe në një mbledhje kemi vendos që me pas grupin punues me 4 minitra që do të mbajnë kontakte me kryetarët atje për masat e tjera.

Komunikimi është, bashkëpunimi po ashtu, a ka struktura serbe, a jemi plotësisht në dijeni? Jo, nuk jemi. Në veri të Ibrit, Serbia është më aktive në veprime, por edhe më e pranishme me strukturat e saj. Një situatë kjo e trashëguar, por që s’bëhet përnjëherë”, ka thënë Kurti.Ai madje ka thënë se kanë kaluar 2 javë prej që është rrëzuar qeveria dhe s’kanë pasur as dy muaj qeveri të re e për këtë sipas tij thotë se beson se s’mund të pritet në këtë fushë një rezultat i shpejtë nga ana e jonë.