Cili është mendimi i gjithsecilit për jetën?!

Shpërndaje

Nga: Brunilda Resulaj

Cili është mendimi i gjithsecilit për jetën?!

Ju filozofë, gjuhëtarë historianë, publicistë…

Jeta është abstrakte, Apo perceptim..??!!

Është moment, Një iluzion… A objekt konkret qe secili mund ta prek ..?!

Ju njerëz te thjesht .. Me jepni një përkufizim te saktë për fjalën jete ..!!

Për mua !!

Jeta pasqyra magjike ku shohim gjithmonë, veten dhe gjithçka që na rrethon.

Shtete, ku jeta gëlon, Qytete ku historia nuk fle gjumë, Fshatra ku magjia s’mbaron…

Copëza toke ku jeta zë fill, Kodra e fusha zaptuar nga Trupat qe shpirti u është shuar!

Rruge qe kryqëzohen pa fund. Rruge te drejta qe s’të shpien gjëkund. Kthesa te lehta, te mëdha e te forta, Si vitet qe na shtohen mbi supe. Gremina, qe te thithin po nuk pate mendje…

Male veshur me halor, njëherë shkëlqimin e diellit, njëherë peshën e bores mbajnë!

Shtëpia pafund : Ne disa oxhaqe bën zjarr, te tjera qe nxjerrin veç tym ..!

Disa me lule kane ngritur perde ndarëse.

Disa me ledh e disa me mur fortesa kane ngrit!

Grumbuj njerëzish qe aq shume ndryshojnë, me njeri tjetrin nuk ngjasojnë, njerëz qe rrojnë kot, Nga asgjëja erdhën , Se mori vesh njeri ,kur braktisen token.

Njerëz qe rrojnë me gjate kur vdesin!

Jeta pasqyra ku shohim te shkuarën, Pasqyra ku shohim te sotmen , nuk parashikojmë te ardhmen..!! Sa here me te, ne heshtje flas , I kërkoj gjithmonë diçka…

Jete mos e fshi te kaluarën time Njeriu vdes pa kujtime

Nga koha qe ikën me shume mësojmë,

Ne qofte se gabime kam ber…

Me thuaj : a kam kohe gabimet te ndreq ..?!

Po nuk kam, mos me thuaj, Me ler te rroj me shprese një ore, dite a vit, Te përpiqem gjerat ti bej mire!

Mos te kem turp , Kur ne pasqyre veten te shikoj!

Ti dua e te me duan njerëzit!

T’ju vij keq kur shpirti t’më fiket

Pa peshën e trupit, lart mbi re te ngjitet!