COVID-19, vazhdojnë punimet për ndërtimin e spitalit në Aeroportin Atatürk (Video)
Vazhdojnë punimet e ndërtimit të spitalit në Aeroportin Atatürk në Stamboll, në kuadër të masave të marrë kundër koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).
Punimet për ndërtimin e spitalit me 1000 shtretër, të cilin presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, e bëri të ditur më 6 prill, vazhdojnë pa ndërprerë.
Mund të shihet prania e makinave të punës, kamionëve dhe shumë punëtorëve në zonën e përgatitur për ndërtimin e spitalit.
Ndërtimin e dy spitaleve në Stamboll e bëri të ditur presidenti Erdoğan më 6 prill, pas mbledhjes së kabinetit presidencial, duke njoftuar se planifikohet që të ndërtohen për 45 ditë.