Danimarka, vendi i parë në Evropë që rihap shkollat

Shpërndaje

Fëmijët e Danimarkës janë rikthyer në bankat shkollore pasi vendi lehtësoi kufizimet e coronavirusit – duke u bërë i pari vend në Evropë që rihap shkollat.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, çerdhet, kopshtet dhe shkollat fillore mirëpritën studentët që u kthyen sot, të cilët ishin fotografuar jashtë shkollave, duke qëndruar 2 metra larg njëri-tjetrit, për të ruajtur rregullat e distancës sociale.

Siç bëhet e ditur, shkollat ishin mbyllur që nga 12 mars në përpjekje për të frenuar numrin në rritje të vendit të rasteve të coronavirusit.

Rreth gjysma e komunave të Danimarkës dhe 35 për qind e shkollave të Kopenhagës janë duke u rihapur pas një lehtësimi të masave nga Mette Frederiksen, kryeministrja e Danimarkës.
Rastet e reja të coronavirusit në Danimarkë në përgjithësi kanë rënë, megjithëse një ngjitje e lehtë u regjistrua midis 12 dhe 14 prill.

Ndërkohë thuhet se të tjerët kanë kërkuar më shumë kohë për t’u përshtatur me protokollet shëndetësore që janë akoma në fuqi, megjithëse të gjitha pritet të rihapen deri më 20 prill.

Në fillim të prillit, qeveria e vendit njoftoi se shkollat do të rihapeshin “me kushtin që të gjithë të mbajnë distancën e tyre dhe të pastrojnë duart”.

Një total prej 299 vdekjeve janë regjistruar në Danimarkë.

Rregullat speciale nënkuptojnë që shkollat duhet të sigurojnë që një distancë prej rreth 2 metrash të mirëmbahet midis tavolinave në klasa dhe pushimet për nxënësit duhet të organizohen vetëm për grupe të vogla në një kohë.

Në këtë drejtim, shumë shkolla po zgjedhin të japin mësime në klasa të jashtme për të ruajtur udhëzimet, të cilat mund të paraqesin një sfidë për ata në zonat urbane.
Në një konferencë shtypi në atë kohë, Frederiksen tha: “Ne po paraqesim një fazë të parë të kujdesshme në rihapjen e Danimarkës”.

Por disa prindër kanë kundërshtuar rihapjen e shkollave, duke përmendur shqetësime shëndetësore me një peticion që ka mbledhur rreth 18,000 nënshkrime.
Megjithatë, studentët e shkollave të mesme dhe të shkollave të larta të Danimarkës do të vazhdojnë të mësojnë nga distanca. Ata pritet të kthehen vetëm në klasë në 10 maj.