Deputeti suedez jep 200 euro për Kosovën

Shpërndaje

Magnus Jacobson, deputeti i Suedisë, i është bashkuar diasporës që po kontribuojnë në thesarin e shtetit për të ndihmuar krizën e pandemisë.

Këshilltari i ministrit të Jashtëm dhe Diasporës Glauk Konjufca, Ilir Kërçeli, ka publikuar transferrin banker duke e falënderuar atë.

“Deputeti i Parlamentit të Suedisë, Z. Magnus Jacobson ka dhuruar 200 euro për të ndihmuar Kosovën në kohë pandemie! Faleminderit për kontributin Z. Magnus Jacobsson”.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, para pak ditësh ka kërkuar nga bashkëardhetarët që jetojnë jashtë të ndihmojnë buxhetin e Kosovës për të luftuar koronavirusin.