Dimitrov njofton për ndihmat e ardhura deri tani në Maqedoninë e veriut kundër koronavirusit

Shpërndaje

Ndihmat nga vendet e Evropës dhe nga bota kanë filluar dhe po shtohen gjatë ditëve në vazhdim, ka njoftuar ministri i punëve të jashtme Nikolla Dititrov. Ai sot tha se përveç ndihmave nga Bashkimi Evropian edhe shtetet anëtare veçmas në forma dhe programe të ndryshme kanë paralajmëruar ndihma, ndërsa mbrëmë kanë marrë edhe një informatë nga presidenti i Turqisë, Taip Erdogan. Sipas Dimitrov ndihmat dedikohen edhe për sistemin shëndetësor, por edhe për ballafaqim me pasojat ekonomike nga kriza që ka shkaktuar korona virusi.

“Deri më tani është paralajmëruar furnizim përmes agjencionit të kombeve të bashkuara për një ndihmë norvegjeze, BE siç dini 4 milion euro parasegjithash për nevojat e sistemit shëndetësor dhe 60 milion euro për ballafaqim me pasojat ekonomike nga kriza. Kërkuam dhe morëm përgjigje pozitive edhe nga Kina, megjithatë nuk kam ende diçka konkrete tju them për numrat dhe përmbajtjen e asaj ndihme. Holanda solli vendim të na ndihmojë me testet që janë zhvilluar nga Agjencia ndërkombëtare për energji atomike të cilët e zbulojnë gjurmë nukleare të virusit. Nga Sllovenia arriti ndihmë me aeroplan ushtarak, ndërsa sot me ministrin Siatro gjithashtu ndihma nga Hungaria. Mbrëmë vonë morëm informatë nga kabineti I presidentit turk Erdogan dhe sot ajo do të publikohet, është një ndihmë në maskë, veshje mbrojtëse dhe teste. Unë këto ditë kam folur me shumë kolegë të mi, ambasadorët këtu, me Zvicrën për rialokim të ndihmës zviceriane për kompanitë e vogla dhe të mesme, fola me Berlinin, me kolegun gjerman Mihaell Rot dhe dërgova një listë të konsoliduar të nevojave”, ka thënë Dimitrov.