Dita e katër në Gostivar pa të infektuar, Taravari: Nëse është nevoja, anagazhohem si mjek

Shpërndaje

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari në “Klan Maqedoni”, tha sonte se katër ditët e fundit në territorin e komunës që ai drejton, nuk ka pasur asnjë person pozitiv me korona virus.

“Pacientja e parë është e lëshuar në shtëpi. Një pacient e kemi në Repartin Infektiv por është nga Strumica i sjellë nga kanatina shtetësore nga Mavrova që është pozitiv. Një paciente ka nga Dobërdolli, një nga Gjurgjevishta nga Komuna e Vrapçishtit poashtu janë pozitiv, por me gjendje të mirë shëndetësore. E kemi edhe një punonjës teknik shëndetësor nga Gostivar, i cili poashtu në ritestim është negativ”, tha kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari.

Ai tha se deri më sot në Gostivar janë testuar 113 persona dhe situata paraqitet tejet stabile. Kjo, tha ai, vejnë si pasojë e asaj që qytetarët u përmbahen rekomandimeve dhe nga ana tjetër ne si Komunë vazhdimisht, shtoi ai, kemi bërë dezinfektim të objekteve më të rëndësishme, ndërtesat kolektive, larje dhe dezinfektim të rrugëve, tani fillojmë edhe me dezinfektim të automjeteve që do të hynë në Gostivar.

Ai gjatë ditës së sotme në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se ishte i gatshëm të angazhohet si mjek nëse do të ishte nevoja për të ndihmuar popullatën nga pandemia.

“Edhe krahas faktit që kam qenë i emëruar në një funksion politik si Ministër i Shëndetësisë fillimisht, dhe më pas i zgjedhur si Kryetar i Komunës së Gostivarit, kurrë nuk kam pushuar së punuari si mjek. Duke u mbështetur mbi bazën ligjore që siguron 8 orë pune gjatë javës në sferën profesionale, unë po bëj aktivitetin tim profesional si neurolog në Qendrën Klinike Shtetërore Nënë Tereza-Shkup, pa kompensim financiar. Kjo konfirmon faktin që unë vazhdoj të jem i përkushtuar për t’i shërbyer qytetarëve të këtij vendi për çdo nevojë në fushën e veprimtarisë time profesionale si Mjek”, shkruante kryetari i Gostivarit, Taravari.