Dr. Hektor Grazhdani: Analiza e gjakut coronavirusit, antitrupat do të fillojë në SHBA, Itali e Gjermani. Pse duhet?

Shpërndaje

SHBA hedh sytë te analiza e gjakut për coronavirus, antitrupat; pas një jave fillon t’i beje. Analiza e gjakut dhe rasti i Kumanovës.

Dr. Hektor Grazhdani, Rome.

Dr. Fauci i premtoi publikut amerikan qe për një jave do te fillohet te behet testi i gjakut i antitrupave për coronavirus, qe te gjendet kush e ka kaluar dhe është i mbrojtur, ka krijuar imunitet. Dr. Anthony Fauci eshte eksperti infektivolog dhe epidemiolog i Task Force te Shtëpisë se Bardhe. FDA rregullatori i SHBA-se, po bën dhënien e certifikimit te validation (verifikimit) për këto teste, me përshpejtim te jashtëzakonshëm emergjence, duke liruar shume kritere. Dr. Fauci tha qe pas nje jave do te ketë certifikimin një ose me shume marka te ndryshme testesh te antitrupave (janë me dhjetëra teste te ndryshme te propozuara, dhe ne BE me shume se 60).

I pyetur a do te mund t’i behet ky test gjithë popullsisë amerikane 330 milione, Dr. Fauci u përgjigj: “me siguri do te bëhen miliona teste. Por testi do te na shërbejë kryesisht qe te dimë ne kohe reale, ne çdo moment, sa është penetranca e infeksionit ne popullsi.” Pra sa është prevalenca, përqindja e popullsisë qe ka infeksionin nga coronavirusi ose e ka kaluar atë. Mendohet gjysma e te infektuarve, e kalojne pa shenja sëmundjeje ose me shenja te vogla, nuk e dine qe e kane kaluar. Këta ja transmetojnë te tjerëve kur infeksionin e kane aktiv.

Deri tani ne SHBA është testuar me pak se 1% e popullsisë me testin e tamponit, me numër janë bere gati 2,7 milionë teste tamponi. Ndërkohë qe shpesh kush ka patur shenja Covid nuk ka mundur te testohet. Përgjigjen shpesh ta japin pas 3-4 ditësh. Me kete sasi testimesh nuk dihet mire sa i përhapur është infeksioni ne popullsi.

Kur Organizmi i Shëndetit Publik amerikan do te ndjeke ne çdo moment ne kohe reale, sa është i përhapur coronavirusi ne popullsi, do te dije te këshillojë për vendimet: pra a t’i nxjerrësh njerëzit ne pune apo t’i mbash akoma te mbyllur ne shtëpi. Vendimin, natyrisht, e merr politika.

Vetëm mbyllja e njerëzve ne shtëpi, e shuan epideminë. Coronavirusi ngjitet shume lehte nga njeriu ne njeri, me ane te ajrit qe del me kolle, te folur ose frymëmarrje, kur njerëzit janë afër njeri-tjetrit.

Për analizën e gjakut te antitrupave FDA doli me deklarim me te kujdesshëm – komisioneri i FDA Dr. Stephen Hahn tha: “asnjë test nuk është 100% i sakte, por ajo qe ne nuk duam është te kemi teste tepër te pasakte, sepse do te jete shume me keq te kemi teste teper te pasakta sesa te mos testojmë fare.”

Ne Itali, ne rajonin e Lombardise, me e goditura nga epidemia, ne 21 prill do te fillojnë me 20 mije testime sierologjike per antitrupat. Nisin me personelin shëndetësor, pastaj me qytetarët qe e kane te nevojshme te kthehen ne pune, duke u përqendruar ne zonat me te goditura nga infeksioni ne rajonin e Lombardise. Lombardia po ve gjoba për ata qe nuk zbatojnë rregullin e saj: mbajtjen e maskës (edhe artizanale) kur dilet nga shtëpia (këtë rregull e kane edhe disa rajone te tjera italiane).

Një shoqe biologe ne Gjermani me tha qe aty pas dy javësh do te fillojnë testimet sierologjike me antitrupa. Shoqja ime pyeti tek miq mjeke dhe studiues, nuk gjeti te dhëna sa i besueshëm është testi.

Edhe unë këtu ne Itali kam kërkuar dhe kam pyetur ne shok specialiste, nuk e dimë rezultatin e verifikimit (validazione) – sa i besueshëm është testi (accuracy, sensibility, specificity). Atë qe dimë është qe kane liruar shume dorën me kriteret e verifikimit për arsyen e nevojës urgjente për test.

Por analiza e gjakut nuk bën diagnoze te hershme infeksioni Covid. Atë e bën vetëm tamponi.

Për testin e gjakut për antitrupat e coronavirusit, duhet përdorur vetëm ato marka qe janë verifikuar mire (validated) dhe certifikuar qe kane saktësi te pranueshme.

Burimi i te dhënave: CNN, MSNBC, Rai TG3.