“Duam zgjedhje” dhe “51% me Albinin” nëpër ballkone në kryeqytet

Shpërndaje

Kosova veç pandemisë po përballet edhe me një situatë të paparë politike.

Derisa Qeveria Kurti u rrëzua nga partnerët qeverisës, LDK, brenda më pak se dy muajsh, tash po synohet një Qeveri e re, shkruan gazeta inFokus.

Në fakt, prej partive politike, e vetmja Vetëvendosje kundërshtoi mundësinë që të bëhet ekzekutivi i ri, pa shkuar në zgjedhje.

E këtë gjë, përsipër e mori LDK, duke vendosur edhe mandatar për të krijuar Qeverinë, Avdullah Hotin.

Megjithatë, si duket ka qytetarë që nuk po pajtohen me këtë gjë.

Ata në shenjë proteste, në Prishtinë, kanë vendosur në ballkonet e tyre, shkrime ku bëjnë thirrje për zgjedhje të reja dhe tregojnë përkrahjen për tashmë kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.