Dy aktorët Ledio Lako dhe Gent Hazizi, përl.eshen me gru.shta me njëri-tjetrin në mes të Tiranës

Shpërndaje

Një sherr është bërë shkak për ndalimin e dy aktorëve të njohur, Ledio Lako dhe Gent Hazizi.

Dyshja është konfrontuar me njëri – tjetrin për arsye që ende nuk dihen dhe janë ndaluar menjëherë pas këtij momenti nga policia.

Gjithçka ka ndodhur pranë ish-ekspozitës, por motivet mbeten ende të paqarta.

Burime nga policia e Tiranës kanë bërë të ditur për ‘RevistaWho.com’ se dy aktorët e njohur janë ndaluar, megjithatë do të proçedohen në gjendje të lirë.

Kujtojmë se Lako është prej vitesh një nga figurat e spektaklit të humorit “Portokalli”, ndërkaq që Hazizi është shkëputur prej disa vitesh nga ky program dhe është protagonist në formatin ‘Familja KuqEzi’.