Dy skenaret që mund t’i përdor Albin Kurti për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme

Shpërndaje

Njohësi i çështjeve politike, Vigan Qorolli, ka përmendur dy skenaret kushtetues të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme.Lexoni dy skenaret që sipas tij mund ta dërgojnë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme.DY SKENARET KUSHTETUES (POLITIK) TE ALBINIT

Duke e ditur se qeveria e re (e dyte) nuk mund te behet pa fituesin relativ te zgjedhjeve te 6 tetorit 2019 — Levizjen Vetevendosje, lideri i saj dhe kryeministri ne detyre, Albin Kurti, po luan me dy skenare, nepermjet te cileve, si do ta arrinte synimin e shpallur — per zgjedhje te jashtezakonshme.

1. Se pari, nese javen e ardhshme ai e mandaton nje kandidat te ri per kryeminister ne emer te LVV (jo veten, s’ka te drejte kushtetuese) — dhe ai mandatar 10 dite pas mandatimit nga presidenti i Republikes shkon ne kuvend pa nje marreveshje me partite e tjera per nje koalicion. Atij ose asaj kandidati/je i nevojiten 61 vota per t’u bere kryeminister i Kosoves.

Ne kete skenar te mundshem, me LVV asnje parti tjeter nuk synon te futet ne qeverisje — dhe kandidati/ja e LVV deshton me vote te behet kryeminister.

— Ketu aktivizohet me automatizem neni 95.4 i Kushtetutes se 🇽🇰:

“[…] nese as heren e dyte nuk zgjidhet Qeveria, atehere Presidenti i Kosoves i shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo me vone se 40 dite nga dita e shpalljes se tyre.”

2. Levizja Vetevendosje mund ta prolongoje edhe me tej dergimin e emrit te mandatarit tek presidenti Thaçi — duke e perdorur nje nen tjeter specifik te Kushtetutes qe mund ta çoje vendin ne zgjedhje te parakohshme.

— Kjo, nepermjet skenarit te dyte, qe eshte ai i perdorimit te nenit 82.1 (1) te kushtetutes sipas te cilit, “[…] Kuvendi i Kosoves shperndahet brenda afatit prej 60 ditesh nga dita e caktimit te mandatarit nga Presidenti i Republikes se Kosoves, nuk mund te formohet Qeveria.”

Ne te dyja skenaret — zgjedhjet ne Kosove shihen si te pashmangshme.