E vërteta dhe propaganda për pandeminë e virusit Covid-19

Shpërndaje

PANDEMIA E COVID-19, IMUNITETI KOLEKTIV DHE IMUNIZIMI ARTIFICIAL (VAKSINIMI)

Shkruan: Abdulla Mehmeti

Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë në Maqedoni, në vitin 2002, qytetarët me përkatësi etnike rome së paku përbëjnë 2,66% të banorëve në këtë shtet, ose 53,879 banorë me përkatësi rome (realisht, ky numër besohet se është dyfish më i madh, por kjo nuk është temë e këtij shkrimi).

Do të ishte me interes për studimin e efektit të imunitetit kolektiv në përhapjen e pandemisë së fundit, nëse institucionet kompetente të shtetit mbajnë evidencë edhe për përkatësinë etnike të personave të prekur nga virusi covid-19, siç mbahet evidencë për moshën e pacietëve, rajonet dhe vendbanimet e tyre, si dhe shënime të tjera, me qëllim të hulumtimeve dhe anlizave të mëtejshme, duke pasur parasysh se kjo kategori e qytetarëve romë jetojnë në kushte tejet të vështira ekonomike dhe sociale, ndërsa mijëra romë ende jetojnë si nomadë nëpër tenda dhe gati askush nuk kujdeset për shëndetin dhe fatin e tyre.

Nëse u besohet të dhënave shkencore që publikohen aktualisht nga ekspertët e fushës së mjekësisë dhe të fushave të tjera, kjo kategori e qytetarëve do të ishte një BOMBË e vërtetë për përhajen e pandemisë aktuale. Por, a është kjo kështu dhe sa luan rol imuniteti kolektiv në parandalimin e epidemive dhe viruseve, kjo duhet të studiohet me kujdes dhe të shihen rezultatet në të ardhmen.

Imunizimi artificial i njerëzve përmes vaksinimit, te ne dhe kudo në botë, nuk është zgjidhja më e mirë siç thonë studiuesit e mjekësisë dhe autoritetet zyrtare, duke pasur parasysh se gati çdo vit në botë përhapen epidemi dhe viruse të ndryshme (nga shkenca njihen së paku 1500 lloje të viruseve), me origjinë nga natyra dhe të prodhuar (modifikuar) artificilaisht në laboratorë, prandaj, imunizimi artificial (vaksinimi) do ta shndërronte njeriun në qenie tepër artificiale dhe të brishtë, një deponi virusesh, qenie kryesisht të varura nga imunizimi artificial, jo nga imuniteti natyror i tyre, i cili natyrshëm forcohet dhe përshtatet sipas rrethanave të reja në të cilat jeton njerëzimi. Domethënë, njerëzimi duhet t’i kushtojë kujdes baraspeshës, mes ndryshimeve të pakontrolluara teknike dhe teknologjike, ndryshimeve në natyrë (ndotja, ngrohja globale, rrezatime etj.) dhe aftësisë (mundësisë) së organizmit të njeriut për t’u përshtatur me këto ndryshime.

Poshtëshënim: autori i këtij shkrimi nuk është profesionist i fushës së mjekësisë, por kjo qasje le të shërbejë si një mundësi reflektimi, për profesionistët dhe opinionin e gjerë.

(25.IV.2020)