Egzona Muharremi: LAN – ka më i la durtë pas pandemisë, ndërsa populli le t’i lajë duartë tani për tani…

Shpërndaje

#LAN – ka më i la durtë pas pandemisë, ndërsa populli le t’i lajë duartë tani për tani…

Nëse qeveria e re do të formohet nga LDK-AAK-NISMA, ajo do të mbahet mend për:

#IsaMustafa – Sipas pamjes që jep shëndeti i tij, nuk duket të jetë i mirë, dhe kjo do të jetë qeveria e fundit që do ta formoj për shkaqe shëndetësore. Profesori din me braktisë kujdesin ndaj shëndetit, por jo edhe ndaj pushtetit, deri ditën e fundit të jetës së tij.

Ai do të mbahet mend për “gjërat” e pashëndetshme që ia sjelli Kosovës më kumunizmin e tij akademik për t’i shërbyer pushtetit vetëm për të përfituar.

Do të na kujtohen ato “urdhërat” e tij për formimin e qeverisë më PDK-në dhe “urdhërat” e PDK-së për ta rrëzuar Isa Mustafën dhe qeverinë më të në kualicion.

Askush nuk mund ta dëmtoj shtetin më shumë se akademikët zhvatës dhe servila, dhe një nder ta, patjetër ti do mbetësh përherë në kujtesën tonë.

#RamushHaradinaj, do të mbahet mend për zbrazjën e rezervave të zbrazuara 😊 për tu dukur sa më bukur në kohë pandemie.

Pasi veç jemi mbyllur ky do të mendoj edhe për ndonjë projekt strategjik madhor, si për shembull fillimin e ndonjë autostrade fitimprurëse. Nëse do i premton koha, do të bëjë atë që di më së miri në Demarakacione më shtetet fqinje, e këtë radhë më Serbinë.

Aty-këtu do shtohet edhe ndonjë gallatë nga ana e tij, si politikani më sharlatan i Republikës së Kosovës.

Nuk din njeriu çka të shtoj më shumë për të, përveç asaj që me sinqeritetin dhe padijenin e tij ka arritur të na bëjë më qesh edhe më situatat më të mjerushme të realitetit që na rrethon.

#FatmirLimaj, do të mbahet mend si njeriu vendimtar për formimin e kësaj qeverie si dhe stacioni i fundit për karrierën e tij politike. Më sjelljet e tij prej shefi me grupin e tij servil, për shkak të parregullësive të shumëta në një parti aq të vogël, pragu do të jetë vështirë për tu kaluar më, pasi edhe shokët e tij nga partia amë, i’a jepen ndihmen e fundit në pragun e 6 Tetorit 2019.

Aty-këtu do të ketë ndonjë grand me 50/50, ose 33/33/34 dhe ndonjë punsim më vendim për “akraballakun”.

Kontrata në vepër do i vazhdoj më çdo kusht, për t’i sprovuar edhe më tutje “besnikërinë” e njerëzve për punë të pandershme.

Ky njeri më rënien nga politika, nuk do i përmend më vetingun, pasiqë drejtësia dhe koha do ia japin vendimin dhe dënimin përfundimtar.

Nga LAN ky popull nuk do vdes prej Koronavirusit, do të vdes prej skamjes, sepse këta politikan milionera janë disa nga përgjegjësit kryesor pse Kosova vazhdon të jetë vendi më i varfër në ballkan.

Allahu na ruajtë!