Elbasan, masa për distancim social (Video)

Shpërndaje

Vendosen në Elbasan pikat e verdha orientuese për distancat që duhet të mbajnë qytetarët gjatë kryerjes së pazareve apo shërbimeve të ndryshme në zyra e institucione.

Nisur nga shqetësimet e krijuara gjatë ditëve të kaluara ku qytetarët nuk respektonin largësinë nga njëri-tjetri duke u bërë burim potencial për përhapjen e koronavirusit, Bashkia e Elbasanit ka vendosur pikat e verdha orientuese që duhen respektuar nga qytetarët për të ruajtur distancën e këshilluar, për të mos përhapur sëmundjen.

Puna u përqendrua në bizneset, njësitë tregtare dhe institucionet përgjatë bulevardit “Aqif Pasha”, tregut kryesor, bulevardit “Qemal Stafa” dhe procesi po vazhdon edhe në rrugët e tjera në këtë qytet.

Gjatë ditëve të kaluara Policisë Bashkiake i është dashur që të ndërhyjë shpeshherë për të vendosur rregulla pasi qytetarët dyndeshin pa kuptim duke mos respektuar largësitë.

Me masat e reja do të ndëshkohet cilido që nuk respekton këtë largësi. Aktualisht Elbasani numëron 10 të infektuar me COVID 19. Tre prej tyre janë shëruar./Tv Klan