Erdoğan: Turqia nesër dërgon ndihma mjekësore në SHBA

Shpërndaje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë të ditur se gjatë ditës së nesërme vendi i tij do të dërgojë ndihma mjekësore në SHBA për të mbështetur përpjekjet e këtij vendi në luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë për media pas takimit të kabinetit që u mbajtë përmes telekonferencës, presidenti Erdoğan tha se vendi i tij vazhdon të dërgojë ndihma mjekësore për të luftuar koronavirusin në vende të ndryshme në mbarë globin.

Erdoğan njoftoi se gjatë ditës së nesërme do të dërgojnë edhe në SHBA ndihma mjekësore, përfshirë maska mbrojtëse, mbrojtëse të fytyrës, maska të klasës N95, veshje mjekësore dhe dezinfektues.

Presidenti Erdoğan po ashtu foli për zgjatjen e orës policore këtë fundjavë, gjegjësisht ora policore në 31 qytete të vendit do të zgjasë tre ditë duke filluar nga e premtja, shkaku i festës së 1 majit.

Presidenti turk po ashtu theksoi se orët policore gjatë fundjavave, shkaku i COVID-19, “me shumë gjasë do të vazhdojnë deri në fund të festës së Bajramit”.

Për muajn e Ramazanit, Turqia po ashtu ka evakuuar 25 mijë shtetas turq nga 59 vende, të cilët ishin të bllokuar për shkak të koronavirusit.

Ndërkohë, numri i vdekjeve të koronavirusit në Turqi është 2.805, ndërsa numri i pacientëve të shëruar nga ky virus është 29.140.