Eurodeputetë letër Kurtit: Zgjedhjet janë hap i nevojshëm për të ecur përpara

Shpërndaje

Gjashtë eurodeputetë i kanë dërguar letër të hapur Kryeministrit Albin Kurti, ku e kanë shprehur mbështetjen e tyre ndaj njerëzve dhe institucioneve të Kosovës në luftën kundër Covid-19.

Tanja Fajon, Viola von Cramon-Taubadel, Tonino Picula, Andreas Schieder, Evin Incir dhe Knut Fleckenstein, po ashtu kanë shprehur shqetësimet e tyre për situatën politike në vend pas votimit të mocionit të mosbesimit kundër Qeverisë.

Këta deputetë kanë theksuar se Kosova ka nevojë për një qeveri funksionale, veçanërisht në këtë kohë krize.

“Pas krizës, zgjedhjet e reja do të vlejnë si një hap i nevojshëm për të ecur përpara, në përputhje me Kushtetutën tuaj. Ne, Anëtarët e Parlamentit Europian, jemi gjithmonë në krah popullit të Kosovës”.

Më poshtë mund ta lexoni letrën e plotë të përkthyer në gjuhen shqipe si dhe atë origjinale në gjuhën angleze:

Para së gjithash duam t’ju sigurojmë ndaj solidaritetit tonë në luftën e vështirë kundër pandemisë së coronavirusit. Të gjithë po përballemi me këto kohë të vështira, dhe na vjen mirë të shikojmë se ju po e përballoni situatën në mënyrën e përshtatshme.

Qeveritë e shumë shteteve anëtarë të Bashkimit Evropian më 1 prill janë shprehur kështu: “Në këtë situatë të paprecedentë, Shtetet Anëtare e shohin të ligjshme të përshtatin masa të jashtëzakonshme për të mbrojtur qytetarët e tyre dhe për ta tejkaluar këtë krizë. Megjithatë ne jemi shumë të shqetësuar për rreziqet që mund të sjellin shkeljet e parimeve kryesore të ligjit, demokracisë, dhe të drejtave themelore që rrjedhin nga miratimi i disa masave emergjente”.

Duke qenë se jemi mbështetës të fortë të respektimit të parimeve kryesore të ligjit dhe demokracisë, ne jemi tej mase të shqetësuar për situatën politike në vend pas votimit të mocionit të mosbesimit kundër qeverisë tuaj dhe pas leximit të njoftimit të presidentit Thaçi mbi disa interpretime të mundshme kushtetuese. Askush nuk duhet ta keqpërdori krizën aktuale për lojëra politike. Dhe ne shpresojmë, se në Prishtinë ekziston akoma përgjegjshmëria.

Gjithashtu ne dëshirojmë t’ju falënderojmë për vendimin e heqjes së taksës ndaj mallrave serb dhe boshnjakë. Ne besojmë se ky hap i rëndësishëm do të inkurajojë disa shenja të vullnetit të mirë nga ana serbe.

I dashur kryeministër,

Ne jemi të bindur, se Kosova ka nevojë për një qeveri funksionale, veçanërisht në këtë kohë krize. Pas krizës, zgjedhjet e reja do të vlejnë si një hap i nevojshëm për të ecur përpara, në përputhje me Kushtetutën tuaj. Ne, Anëtarët e Parlamentit Europian, jemi gjithmonë në krah popullit të Kosovës.

Ne vazhdimisht po negociojmë liberalizimin e vizave me Këshillin Evropian për qytetarët e vendit tuaj, dhe ne besojmë shumë se ju e meritoni me të vërtetë. Ne do të donim t’ju inkurajonim në luftën kundër çdo shpërdorimi të krizës së coronavirusit, e cila vetëm do tu jepte argumente shtesë atyre, që akoma punojnë kundër Kosovës”.