FMN i miratoi Maqedonisë së Veriut hua financiare prej 176 milionë eurove

Shpërndaje

Fondi monetar ndërkombëtar (FMN) miratoi mbështetje financiare për vendin tonë, përmes Instrumentit për financim të shpejtë, në shumë prej rreth 176 milionë euro, përcjell GazetaExpress.

Përmes këtij instrumenti mundësohet qasje kryesisht e shpejtë dhe e volitshme drejt mjeteve nga FMN-ja, në kushte kur ekonomia me fondamente të shëndosha është prekur nga goditja e jashtme, e papritur dhe e përkohshme, siç është pandemia e virusit Kovid-19.

“Pikëpamjet ekonomike të Maqedonisë së Veriut u përkeqësuan dukshëm si rezultat i pandemisë së COVID-19. Pritet që BPV-ja reale të ulet për 4 për qind në vitin 2020, si rezultat i rënies së kërkesës vendore dhe të jashtme. Kjo, së bashku me goditjet negative ndaj besimit dhe derdhjet nga rrjedhat globale financiare, krijoi nevojë për sigurim urgjent të nevojave të bilancit pagesor”, deklaroi pas diskutimit të Bordit ekzekutiv lidhur me Republikën e Maqedonisë së Veriut, Tao Xhang, zëvendësdrejtor ekzekutiv dhe ushtrues i detyrës kryetar i Bordit.

Siç thekson, autoritetet u përgjigjën shpejtë me mbështetje të udhëzuar dhe të përkohshme fiskale për ta kufizuar ndikimin social dhe ekonomik nga gjendja shëndetësore urgjente përmes mbrojtjes së likuiditetit të kompanive, ruajtjes së vendeve të punës dhe sigurimit të kujdesit social për të papunët dhe kategoritë e ndjeshme të amvisërive. Ndërkohë, Banka popullore e RMV-së (PBRMV) e uli normën e vet themelore të interesit dhe zbatoi ndryshime rregullatore për t’i inkurajuar bankat t’i resitruikturojnë borxhet e debitorëve me cilësi të lartë të cilët janë goditur nga pandemia.

Sipas Ministrisë së Financave dhe Bankës popullore, krahas uljes së normës referente të interesit dhe ndryshimeve targetore në rezervën e obligueshme, FMN i ndan edhe ndryshimet rregullatore me të cilat u mundësua lehtësim i përkohshëm i barrës financiare të shfrytëzuesve të kredive të goditur nga kriza e koronës, duke e ruajtur me atë rast qasjen e detyrueshme në menaxhimin me rreziqet.

Në kuadër të komunikimit me FMN-në, shtojnë, potencohet përkushtimi i bartësve të politikave për mirëmbajtje të stabilitetit makroekonomik dhe financiar, dhe për rritje të potencialit për rritje të qëndrueshme afatgjate të ekonomisë së Maqedonisë së Veriut.