Getoar Mjeku: Në borde u emëruan njerëz profesionistë me CV të bujshme

Shpërndaje

Këshilltari politik për çështje juridike të ministres Rozeta Hajdari, Getoar Mjeku, tha se ka qenë detyrim kushtetues të bëhet ndërrimi i bordeve kur ata shkelin detyrat e tyre.

Sipas tij, kjo ishte edhe arsyeja e shkarkimit të pesë bordeve nga Qeveria Kurti deri më tani, njofton Klan Kosova.

“Kjo është një qeveri që po merr seriozisht detyrën kushtetuese që t’i menaxhojë si duhet ndërmarrjet publike.

Qeveria e Kosovës po vepron në përputhje me detyrimet kushtetuese”.

“Nga viti 2008 kemi një ligj që i jep të drejtën qeverisë që të ushtrojë të drejtën e aksionarit dhe i jep të drejtë të shkarkojë një bord nëse ka shkelë detyrat e veta”.

Ai tha se Ministria e Ekonomisë në krye me Hajdarin kanë krijuar standard që të mos veprojnë në bazë të pretendimeve, por të kenë një bazë të mirëfilltë.

“Nuk është dëshirë e jona të largojmë njerë. Ne do të preferonim t’i gjejmë njërz të përgjegjëshm që do të zhvillonin punën profesionalisht. Qeveria ka shkarkuar bordet e pesë ndërmarrjeve sepse ligji thotë se duhet të vendoset bordi i përkohshëm”.

Mjeku tha se emërimet e bordeve të përkohshme janë bërë me kandidatë që kanë CV-të bujshme, përfshirë edhe ata të Vetëvendosjes.

“Qeveria është dashur të veprojë dhe ka vepruar. Emërimet janë në përputhje me ligjin. Nuk kemi çuar njerëz të Vetëvendosjes, por profesionistë. Telekomi tani ka një bord serioz dhe kanë filluar me ndërprerjen e atyre shpenzimeve që e kanë çuar ndërmarrjen buzë greminës. E njëjta praktikë do të ndiqet edhe në ujësjellës dhe në të gjitha ndërmarrjet tjera”.