Grenell mohon të ketë folur për shkëmbim territoresh

Shpërndaje

Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se ai nuk ka folur për shkëmbim territoresh.

Përmes një reagimi në Twitter, Grenell e ka mohuar këtë gjë, për të cilën ai ka theksuar se e ka thënë disa herë.

“Nuk ka pasur absolutisht fjalë për shkëmbim territoresh prej meje dhe nuk është diskutuar prej askujt tjetër në praninë time. Këtë gjë e kemi thënë shumë herë”, ka shkruar ai në Twitter.