Greva e të paraburgosurve në Prishtinë, ministrja Albulena Haxhiu thotë se nuk ka kompetenca t’i pezullojë dënimet e as të ndërhyjë!

Shpërndaje

Gjatë ditës së sotme, më shumë 200 persona që mbahen në paraburgim në Qendrën e Paraburgosjes në Prishtinë, kanë hyrë në grevë, shkruan GazetaBlic.E gjithë kjo pasi ata po kërkojnë që të pezullohet masa e paraburgimit deri në përfundimin e pandemisë së koronavirusit.Për këtë tashmë është në dijeni edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Haxhiu në një përgjigje për GazetaBlic, tha se ajo nuk mund të ndërmarrë asnjë hap lidhur me këtë çështje, pasi që sipas saj pezullimin e dënimeve me ligjin e ri per ekzekutimin e sanksioneve, e marrin Gjykatat dhe jo Ministria.Megjithatë, ajo shprehet se ka bërë një kërkesë në Komisionin Parlamentar për Legjislacion që ky ligj të ndryshohet, por sipas saj nuk ka hasur në bashkëpunim.“Ne deri tani kemi pasë në vazhdimësi kërkesa nga të burgosurit dhe poashtu edhe organizata që monitorojnë institucionet korrektuese në mënyrë që të pezullojmë disa dënime, por më lejoni të ju njoftoj që unë me ligjin për ekzekutimin e snaksioneve nuk kam asnjë të drejtë ligjore ta bëjë një gjë të tillë. Kjo punë i është lënë gjykatave dhe në këtë drejtim ne kemi pasur 11 këkresa në emër të gjykatave. Asnjëra prej tyre nuk është aprovuar, të gjitha i kanë refuzuar. Në anën tjetër unë i kam shkruar Komisionit Parlamentar për Legjislacion, unë kam pasë në plan që të ndryshojë ligjin për ekzekutimin e snaksioneve penale, por nuk kam hasur në bashkëpunim me komisionin. Unë i kam shkruar letër atyre, ata kanë konsideruar që vendimet që i ka ndërrmarë Ministria e Drejtësisë, janë të mjaftueshme dhe në anën tjetër kanë theksuar që nuk do të ndërmarrin veprime sa i përket kësaj çështje”, tha Haxhiu për GazetaBlic.

Tutje Haxhiu theksoi se dikasteri qe ajo e drejton, do të bëjë të pamundurën që virusi korona, mos të shpërndahet në qendrat korrektuese, duke i rritur kështu edhe kapacitetet për përballje.
“Pra,?aktualisht unë si ministre nuk kam të drejtë të bëj asnjë veprim për pezullim të dënimit. Në anën tjetër, unë do të mundohen që virusi korona mos të përhapet në qendrën korrektuese, jemi duke bërë të pamundurën në këtë drejtim, por që nuk mund të bëj diçka tjetër.”Burimi i Gazeta Blic ka thënë se gati tash e dy muaj prej që janë ndalur vizitat nga familjarët për të paraburgosurit në qendrat korrektuese, ata kanë mbetur pa rroba dhe pa gjëra tjera të domosdoshme.Lidhur me këtë Haxhiu i ka thënë Gazetës Blic që është e pamundur të ndërhyhet, andaj janë detyruar të vendosin masa të tilla.“Ne në fillim kur kemi nis marrjen e masave ndaj pendimsë, e kuptoj që kanë kërkesa dhe nevoja sidomos për rrobat që ju duhen por deri tash kemi pasur mirëkuptim pasi që kjo nuk është diçka që po e bëjmë me dëshirë, por është një detyrim për të parandaluar përhapjen e virusit korona, prandaj është situatë e jashtëzakonshme dhe duhet të veprojmë dhe kuptohemi përndryshe po sa të zbusen masat nga qeveria, natyrisht edhe ne do të rishikojmë planin operativ përbrenda institucioneve korrektuese”, theksoi Haxhiu.Tutje të paraburgosurit janë shprehur se nuk do të dalin nga greva pa u realizuar kërkesat e tyre dhe pa marrë një përgjigje nga ana e presidentit, gjykatës dhe nga Ministria e Drejtësisë.