Haki Abazi për Kujtim Shalën: Injoranca dhe akademia nuk shkojnë bashkë!

Shpërndaje

Zëvëndëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, duke komentuar deklaratat e deputetit të LDK-së, Kujtim Shala në Pressing, ka thënë se askush s’mund t’i besojë atij që ka votuar Zajednicën e Thaçin për president.

Ky është postimi i plotë i tij:

Dmth ka pasë problem në Prizren ashtu siç e tha dhe Shala ka mbrojtur qëndrim edhe përkundër presionit edhe përkundër refuzimit për ta takuar amerikanët. Injroanca dhe akademia nuk shkojnë bashkë.

Nuk mund të besojë askush Shalës që ka votuar zajednicën, ka votuar Thaçin për president dhe ka mbështetur demarkacionin me Malin e Zi përkundër kundërshtimit nga banorët që janë votues të Shalës. ( Pa asnjë debat publik/ demokratik).

Përjashtimi I njeriut më të votuar të LDK nga procesi qoftë edhe konsultativ është akt autokratik dhe aspak demokratik.

Pyetja e fundit për sonte ështe nëse i kujtohet Kujtimit deklarate e ambsadorit Robert Gillbard?