Hashim Thaçi paralajmëroi formimin e shpejtë të Qeverisë, vjen kundërpërgjigja nga Albin Kurti

Shpërndaje

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në një konferencë me media, ka folur edhe lër formimin e Qeverisë së re.Ai tha se “unë jam kryeminsitër në detyrë“, derisa ka drejtuar kritika ndaj presidentit Hashim Thaçi, i cili ka paralajmëruar formimin e shpejtë të Qeverisë së re, raporton Gazeta Blic.Kurti tha se presidenti po mundohet të imponoj vullnetin politik në vend.

Kurti e ka quajtur Thaçin figurë ceremoniale dhe noter shtetëror.“Unë jam kryeministër në detyrë por shteti ka një president jashtë detyrës me këtë intencën për të formuar dhe drejtuar vullnet politik në Kosovë. Presidenti është një figurë ceremoniale, le të themi noter shtetëror i cili nuk është një nga shtyllat e pushtetit. Është e qartë se ai nuk është i kënaqur me kompetencat që ka, por te tilla janë me kushtetutë dhe këtë është dashur ta mendojë. Ne po punojmë me të gjitha kapacitetin tonë për luftimin e shpërndarjes së koronavirusit dhe nuk po ngecim në këtë drejtim”, ka thënë ai.I pari i qeverisë në detyrë tha se presidenti nuk është i kënaqur me kompetencat që i ka.

Kurti ka theksuar se nuk bën të politizohen testet e ardhura nga Serbia për koronaviursiin.Ndërkohë, LDK ka nisur mbledhjen e Kryesisë së Ngushtë, ku do të vendos për emrin e kandidatit për kryeministër.