Hoxha: Të hapen punkte sociale për të siguruar ushqimet elementare për të varfërit

Shpërndaje

Sekretari gjeneral i Lëvizjes BESA sonte ka qenë i ftuar në emision Click Plus në TV21 ku ka folur rreth qëndrimeve të Lëvizjes BESA lidhur me situatën aktuale ekonomike me të cilën po përballohet shteti si pasojë e virusit Covid 19.

Hoxha deklaroi se shteti të ndihmojë në subvencionimin e shoqatave humanitare të cilat pas mjekëve e policisë, ushtrisë, po bëjnë një punë jashtëzakonisht të madhe në aspektin e furnizimit me ushqim e gjëra tjera drejt rasteve sociale, e të tjerëve. Pra, me mbështetjen e tyre mbështesim popullin – tha Hoxha.

Më tej Hoxha ka thënë se shteti duhet të kujdeset edhe për bujqit dhe urgjentisht qeveria të bëjë pagesën e subvencioneve që u takojnë brenda vitit, sepse ata sigurojnë egzistencën e tyre vetem nga të ardhurat që sigurojnë nga bujqësia.

Gjithashtu, sekretari gjeneral i Besës, Arjanit Hoxha ka kërkuar nga qeveri që modelin që përdoret nga Komuna e Zhelinës me hapjen e qendrave sociale për sigurimin e ushqimeve dhe mjeteve highienike për shtresat më të varfëra që nuk kanë asnjë të ardhur të mund ata ta kenë më të lehtë për të përballuar këtë krizë ekonomike që ka kapluar vendin nga “Covid-19”.