Ja cilët qeveritarë i takoi Kryetari i Kumanovës që doli pozitiv me COVID-19

Shpërndaje

Kryeministri teknik Oliver Spasovski, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani dhe Ministri i Arsimit Arbër Ademi janë zyrtarët e Qeverisë që dje e vizituan Kumanovën si qytetin me më shumë të prekur me virusin korona. Këtu i priti Kryetari i Komunës Maksim Dimitrievski i cili sot ka bërë të ditur se është i infektuar me COVID-19.

Të gjithë ata pas takimit mbajtën edhe konferencë të përbashkët për media, e si këtu po ashtu edhe në fotografitë e shkurpura në takim, duket se të gjithë mbajnë maska për mbrojtje, të cilat i kanë hequr në momentin që kanë folur para mediave.