Katër persona tjerë shërohen nga COVID-19 – Suhareka dhe Shtimja s’kanë më pacientë të infektuar

Shpërndaje

Infektologu Valbon Krasniqi ka dhënë lajme të mira sa i përket pacientëve të shëruar në Kosovë nga virusi COVID-19.

Krasniqi për RTV Dukagjinin ka thënë se tashmë janë shëruar plotësisht edhe katër pacientë të tjerë.

“Sot kemi liruar nga Klinika Infektive katër pacientë që kanë rezultuar të shëruar dje. Gjatë ditës janë përpunuar edhe 7 teste për pacientët që tashmë janë të shtrirë në klinikë. Nga këto të dhëna edhe katër pacientë kanë dalë negative për herë të dytë që do të thotë se janë shëruar. Ata pritet të lirohen nesër”.

Infektologu ka treguar edhe komunat nga vijnë pacientët e shëruar së fundmi.

“Këta pacientë që tashmë janë shëruar janë dy nga Gjilani, një paciente e vetme nga Suhareka dhe një pacientë nga komuna e Shtimes”.

Krasniqi thotë se me këto raste numri i rasteve të shëruara nga COVID-19 shkon në 10.

Infektologu ka thënë se një paciente nga Komuna e Pejës është në gjendje mjaft të rëndë dhe po trajtohet në kujdesin intensive.