Kërcënohet me jetë Albin Kurti: “10 milionë euro kush ma sjell kokën e tij”

Shpërndaje

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është kërcënuar me jetë përmes rrjetit social Facebook mëngjesin e së premtes.

Kërcënimi ndaj kreut të Lëvizjes Vetëvendosje ka ardhur nga një person me emrin e Facebook-ut, Daniel Arianitti.

Ai ka thënë se jep dëmshpërblim prej 10 milionë eurove në këmbim të “kokës së Albinit”, të cilin e ka krahasuar me ish-liderin e Kubës, Fidel Castron.

“10 milion euro kush ma sjell kokën e Albinit, Fidel Castros, psikopatit shqiptar”, ka shkruar ai në Facebook.