Komuna e Kamenicës u blen lodra fëmijëve në vetë-izolim

Shpërndaje

Komuna e Kamenicës ka blerë lodra për fëmijë në kohë karantine.

Kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati njofton se kjo u bë që familjeve në vetë-izolim të mos u mungojë rutina, shkruan portali arbresh.info.

Këto materiale u siguruan përmes donacioneve të qytetarëve e bizneseve vullnetmirë të Komunës së Kamenicës.

Ky është njoftimi i Kastratit:

Lodra për fëmijët në karantinë🙏❤

Ndonëse është situatë e jashtëzakonshme, ne jemi duke bërë çdo gjë që familjeve në vetizolim të mos u mungojë rutina. Ndër të tjera kemi dashur t’ua bëjmë fëmijëve këtë kohë më të lehtë duke ju blerë lodra, ngjyra, mjete shkollore, puzzle, rubikon e libra me tregime.

🥁🧮🎭📒🖍🧩📐🎁🎨

Që këta fëmijë të mos e kenë ndjesinë e ngarkesës psiqike në këto ditë sfiduese, ata do të zhvillojnë aktivitete me këto materiale të cilat ua kemi siguruar përmes donacioneve të qytetarëve e bizneseve vullnetmirë të komunës sonë.

Një pjesë e kemi siguruar dhe për pjesën tjetër ju ftojmë të na bashkangjiteni në këtë iniciativë. Faleminderit vullnetarëve🙏

#RriNshpi