Konjufca vendos ta kthejë në shtëpi kunatën e Kadri Veselit

Shpërndaje

Në mesin e diplomatëve të cilët pritet të përfundojnë misionin e tyre diplomatik është edhe kunata e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.Ajmane Veseli, e cila mban gradën konsull në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih me datën 27 mars i ka përfunduar mandati i dytë në këtë post që nga viti 2012, kur ishte emëruar për herë të parë.

Ajo do kthehet në Kosovë pasi ministri Konjufca nuk ia ka vazhduar mandatin. Megjithatë kthimi do kryhet me datë 30 qershor për shkak të virusit corona.

Ajmane Veselit i ishte vazhduar shërbimi diplomatik nga ish-ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.Përmes një vendimi të marrë më 11 janar 2018 ish-ministri Pacolli ia kishe vazhduar mandatin, Ajmane Veselit deri më datën 31 gusht të po atij viti.