Koronavirusi në Shqipëri, 9 pacientë i shtohen listës së të shëruarve

Shpërndaje

Gjatë 24 orëve të fundit, 9 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve nga COVID-19 në Shqipëri duke e çuar numrin total në 403.

Ministria sqaron se aktualisht në vendin tonë janë 282 persona të infektuar aktivë dhe numri i të shëruarve është më i lartë, tendencë kjo që tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme.

Sakaq, 34 raste të reja me Covid-19 u zbuluan në 24 orët e fundit. Deri në këto momente në Shqipëri raportohen 712 persona të prekur me virusin e ri, ndërkohë që 27 prej tyre kanë humbur jetën.