Kosova përfiton 9.4 milionë euro nga Banka Botërore për projektin për efiçiencë

Shpërndaje

Kosova përfiton 9.4 milionë euro nga Banka Botërore për projektin për efiçiencë në Energji dhe Energji të Ripërtëritshme.

Ministria e Financave dhe Transfereve dhe Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim (pjesë e Bankës Botërore), kanë nënshkruar marrëveshjen e radhës së grantit në vlerë prej 9.4 milionë euro.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare është bërë e ditur se marrëveshja ka për qëllim mbështetjen financiare të Projektit për Efiçiencë në Energji dhe Energji të Ripërtëritshme.

“Si rezultat i këtij projekti do të ketë përdorim më efiçient të energjisë në ndërtesat publike, si dhe avancim të politikave dhe mjedisit rregullator në sektorin e energjisë së ripërtëritshme”, thuhet në njoftim.

Ky grant është vazhdimësi e atij të nënshkruar me datën 27 shkurt 2020, në vlerë prej 2,785,000 dollarë amerikanë.