Kryeministri Spasovski dhe dy ministra të BDl-së në izolim nga Koronavirusi?!

Shpërndaje

Kryeministri teknik, Oliver Spasovski, zëvendës kryeministri Bujar Osmani dhe ministri i arsimit, Arbër Ademi do të duhet të futen në izolim, për shkak se dje u takuan me kryetarin e komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, që sot ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Në qeveri thonë se Spasovski dhe Osmani kanë qenë maksimalisht të kujdesshëm gjatë kontakteve të djeshme, por nëse ministria e shëndetësisë vendos, ata do të futen në izolim.

Dimitrievski sot ka njoftuar opinionin se ai bashkë me 40 qytetarë tjerë të Kumanovës sot ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Me siguri në karantinë do të futen edhe funksionarët tjerë që kanë qenë në kontakt me të gjatë këtyre ditëve./gazetalajm/

Ja edhe postimi i Bujar Osmanit:

Pas konfirmimit pozitiv për COVID-19 të Kryetarit të Kumanovës e meqë dje kishim takim në Shtabin Komunal në Kumanovë, pavarësisht se gjatë gjithë kohën kam qenë me mjete mbrojtëse personale maskë dhe doreza që epidemiologët i vlerësojnë si të mjaftueshme për tu mbrojtur, vendosa që sot mos të shkoj në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë të Presidenti si dhe ti vetëizolohem deri të martën kur duhet të bëhet testimi sipas protokoleve. Kryetarit të Kumanovës i dëshiroj shërim sa më të shpejt si edhe gjithë qytetarëve të prekur dhe sa më shpejt gjithë bashkë të dalim nga kjo situatë.
Qofshi shëndosh!