Kryesia vendos, të martën seanca për Pakon Emergjente të propozuar nga PDK-ja

Shpërndaje

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që të martën të mbahet seanca e jashtëzakonshme ku në rend dite do të jetë Pakoja Emergjente prej 320 milionë eurosh e propozuar nga PDK-ja.

Klan Kosova merr vesh se seanca do të mbahet të martën nga ora 11:00 – sipas kërkesës së PDK-së dhe deputetëve nënshkrues, njofton Klan Kosova.

Në këtë seancë, PDK ka propozuar miratimin e një Pako Emergjente Financiare prej 320 milionë eurosh për të ndihmuar punëtorët e sektorit privat, bizneset dhe gjitha kategoritë shoqërore që po ballafaqohen me pandeminë koronavirus.

Gjatë prezantimit të kësaj pako financiare ditë më parë, kryetari i PDK-së Kadri Veseli ka ftuar të gjitha grupet parlamentare pa dallime politike që ta mbështesin këtë pako që, sipas tij, do t’i ndihmojë qytetarët dhe bizneset për përballjen me pandeminë.