Kryetari i Komunës së Kumanovës infektohet me coronavirus

Shpërndaje

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski është infektuar me Covid-19.

“Të nderuar qytetarë, të dashur miq, tani i mora rezultatet më të reja për personat e infektuar në Kumanovë. Nga 40 bashkëqytetarë të mi ndodhem edhe unë. Ju inkurajoj bashkërisht dhe me disiplinë të vazhdojmë në luftë kundër kësaj të keqe, e di se do të fitojmë, jam i bindur në këtë”, shkroi Dimitrevski në rrjetin social ‘Facebook’.

Ai ju bëri apel qytetarëve të respektojnë masat dhe të shmangin kontaktet dhe se nuk ka nevojë për panik.

Ndryshe, Kumanova pas Shkupit është ndër qytetet me më së shumti të infektuar me coronavirus. Vetëm dje kishte 27 raste dhe aktualisht ka 262 raste pa rastet e sotme.