Kryetari Sejdiu sjell ‘arsenalin’ e makinerisë në Strimnicë, asfaltohet rruga e ‘ëndrrave’ për qytetarët (Foto/Video)

Shpërndaje

Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu nuk ka të ndalur, sot ka sjellë të gjithë ‘arsenalin’ e makinerisë në Strimnicë, ku ka nisur asfaltimi i rrugës së ‘ëndrrave’ për banorët, shkruan ALBAZONE MEDIA.

Qytetarët e Strimnicës të cilët disa vite me radhë kanë pritur nga udhëheqësit e kaluar me premtimet boshe dhe gënjeshtra, kjo ëndërr sot për banorët u bë realitet falë Kryetarit, Blerim Sejdiut.

Kryetari Sejdiu në këtë fshat përveç rrugës e cila është me gjatësi afro 2km dhe gjerësi 5.5m dhe nga të dyja anët me trotuar, ka nisur edhe projektin e shkollës, ku bëhet renovimi i plotë si nga brenda ashtu edhe nga jashtë me standarde evropiane.

Me BLERIM SEJDIUN nuk flasin vetëm ‘PREMTIMET’, por flasin ‘PUNËT dhe VEPRAT’!

Më poshtë ju sjellim fotografi dhe video nga punimet e asfaltimit të rrugës.