Kur do të hapen shkollat e Universitetet? Rama: Javën që vjen merret vendimi

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama me anë të një komunikimi live në Facebook duke folur rreth lirimit të masave shtrënguese kundër pandemisë Covid-19 është shprehur se duke nisur nga java e ardhshme do të zgjerohen oraret e lëvizjes.

Kryeministri për sa u përket shkollave dhe universiteteve është shprehur se gjithashtu javën e ardhshme do të merret vendimi për sa u përket hapjes së tyre.

“Deri në fillim jave tjetër, do të kemi një vendim për shkollat dhe universitetet. Nuk është e lehtë. Vetëm Danimarka i ka hapur shkollat pjesërisht, harrojeni Suedinë. Me të gjithë kryeministrat që kam folur thonë se nuk e dinë se ca do bëjmë. Të gjithë ende nuk kas një konkluzion për arsimin dhe turizmin. Ne kemi edhe një taksirat tjetër pasojat e nga tërmeti ku kemi humbur shkolla në zonat më të populluara dhe sot kemi mbipopulluara shumë nga shkollat ekzistuese. Ndaj risku nëse hapim shkollat dhe ai është i madh”, tha Rama.