Kurti, bisedë telefonike me kryetarët e Bujanocit dhe Preshevës

Shpërndaje

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, sot pasdite, ka zhvilluar dy biseda telefonike me kryetarin e Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi dhe kryetarin e Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, nga të cilët është informuar në lidhje me gjendjen me koronavirus në këto dy komuna të Luginës së Preshevës.

Kamberi dhe Arifi e njoftuan kryeministrin në detyrë Kurti se deri më tani janë tre të infektuar në Bujanoc, kurse asnjë i infektuar në Preshevë.

Ata thanë se janë të përkushtuar në luftimin e pandemisë COVID-19 për gjithë qytetarët.

Ndërsa, kryeministri në detyrë Kurti, në emër të Qeverisë së Kosovës dy kryetarëve, Arifit dhe Kamberit, ua shprehu gatishmërinë e mbështetjes socio-ekonomike dhe humanitare.

Për të konkretizuar përkrahjen me kryetarët Arifi dhe Kamberi do të komunikojë edhe ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi.