Kurti e Hajdari arsyetojnë shkarkimet në KRU “Prishtina”: Ndërhymë për ta ndalur degradimin e kompanisë

Shpërndaje

Pas shkarkimit të menaxhmentit të KRU ‘Prishtina” nga Bordi i Përkohshëm, kryeministri në detyrë Albin Kurti ka dalë në konferencë dhe ka thënë se ky shkarkim u bë për ta parandaluar degradimin e mëtejmë të kësaj ndërmarrjeje dhe për ta ruajtur paranë publike, raporton Ekonomia Online.Vendimet për shkarkimin e zyrtarëve të kësaj ndërmarrjeje janë marrë në mbledhjen e mbajtur të marten, nga anëtarët e bordit të përkohshëm, të KRU “Prishtina”.

“Gjithashtu vlen të theksohet se nuk është shkarkuar auditori i brendshëm, që kishte kryer punën me përpikëri”, ka thënë ai.Kurti ka thënë se vendimet janë marrë në përputhje me ligjet për ndërmarrjet publike dhe me qëllim të ruajtjes së parasë publike.Ai ka thënë se bordi i përkohshëm është detyruar të marrë masa të shpejta, pasi që ujësjellësi “Prishtina” kishte pësuar rrënim me këtë menaxhment.

“Ndërmarrja nga një fitim prej 864.000 euro në vitin 2016, kishte ënë në një humbje prej 705.000 euro në vitin 2018. Ajo kishte marrë opinionin më të keq të mundshëm nga auditori i jashtëm dhe nuk ishte përfillur auditori i brendshëm. Jemi detyruar të ndërhyjmë shpejtë, për të parandaluar këtë keqpërdorim të parasë publike përmes atij menaxhmenti joprofesional e të papërgjegjshëm”, tha ai.

Ndërsa, ministrja Rozeta Hajdari ka paraqitur të gjeturat dhe keqpërdorimet në këtë ndërmarrje publike.Rozeta Hajdari i ka prezantuar gjetjet e Audtorit për tri vitet. Ajo ka prezantuar 15 gjetje.“KUR “Prishtina” ka të inkasuar një shumë prej 648 mijë euro të cilat janë të paguata nga qytetarët por këtu nuk u janë zbritur. Këtu është një parregullsi kur qytetarët kanë paguar vazhdimisht por borxhi i tyre nuk u është shlyer. Gjetja e dytë, humbjet teknike dhe komerciale të ujit ishin 58 për qind e cila ishte rritur nga viti në vit. Në vitin 2015 ishin 53 % ndërsa në 2-18 58%, tregon performim negativ nga viti në vit”, tha ajo.Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, me propozimin e Ministrisë së Ekonomisë, Punës, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, ka zgjedhur bordin e ri të KRU “Prishtina”./EO

Kliko VIDEO