Kurti në Mejë: Familjarët meritojnë drejtësi, kurse kriminelët gjykim

Shpërndaje

Kurti dhe Osmani homazhe në va*rrezat në Mejë Sot, Kryeministri në detyrë i vendit Albin Kurti, bashkë me Kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani, bënë homazhe tek va*rrezat në Mejë për nderim të ditës së 27 Prillit – përvjetorit të të zhdukurve.

“Sot, si rrjedhojë e rrethanave të krijuara nga COVID-19, në pamundësi për të qenë me familjet e atyre që humbën më të dashurit, e të atyre që akoma presin të dinë për fatin e tyre, Kryeministri i vendit zgjodhi të jetë afër kujtimit të atyre që nuk janë më mes nesh.”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit. Me Kryeministrin në detyrë Kurti ishte edhe këshilltarja e tij ligjore Furtuna Sheremeti.’

“Hapësira të zbrazëta mes va*rresh, pa pllakë përkujtimore e pa va*rr, qëndronin mes va*rreve aktuale, në pritje të 13 të tjerëve të cilët akoma sot mungojnë nga kjo masa*kër e kobshme. Sot, 21 vjet pas, përgjegjësit – emrat e të cilëve janë përmendur edhe në Gjykimet e Tribunalit të Hagës – janë akoma të lirë dhe jetojnë pa shqetësime në vende të ndryshme të Ballkanit.Bëjmë thirrje që me të pasur mundësinë e gjykimit në mungesë, këta persona do të ndiqen penalisht dhe do të dënohen në mënyrë meritore për krimet që kanë kryer.Sepse familjarët meritojnë drejtësi, kurse kriminelët gjykim.”, citohet të ketë thënë Kurti. Meja është vendi i masa*krës më të madhe të policisë serbe dhe ushtrisë jugosllave gjatë luftës së fundit në Kosovë. Prandaj 27 Prilli shënon Ditën e të Zhdukurve në Kosovë. 376 shqiptarë të moshave të ndryshme u vr*anë, masa*kruan dhe kidnapuan brenda ditës.