Kurti: Presidentit i ka ikur edhe treni i fundit, s’ka më trena për të

Shpërndaje

Kurti thotë se do të ndjekin me kujdes se çfarë do të ndodhë ditët e ardhshme Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë të mbajtur për media ka thënë se Presidentit i kanë mbetur edhe disa muaj mandat dhe po dëshiron “ta kapë trenin e fundit. Por i ka ikur edhe treni i fundit. S’ka më trena për presidentin”. “Më datën 6 tetor ka ndodhur ndryshimi i madh. Ka dalë zogu nga lëvozhga, nuk kthehet më brenda. Presidentit i kanë mbetur edhe disa muaj mandat, dhe po dëshiron ta kapë trenin e fundit. Por i ka ikur edhe treni i fundit. S’ka më trena për presidentin. Këto përpjekje, këto orvatje antikushtetuese, vetëm sa e rrezikojnë rendin republikan e shtetin demokratik të Kosovës, por s’mund ta shtypin vullnetin e popullit e të na kthejnë para 6 tetorit”, ka thënë Kurti.

Gjithashtu Kurti ka thënë se për qeveri të re duhet të mbahen zgjedhje të reja por, pas kalimit të situatë së krijuar nga koronavirusi. Sipas Kurtit, çdo vendim tjetër është “devijim i vullnetit të qytetarëve e tejkalim i kompetencave nga presidenti”. “Do ta ndjekim me kujdes se çfarë do të ndodhë ditët e ardhshme e padyshim se do t’i drejtohemi edhe Gjykatës Kushtetuese posa të kalohet nga fjalët në tekste të shkruara”, ka thënë Kurti në konferencën e mbajtur për media.