Kurti sqaron pse Qeveria e Kosovës pranoi testet nga Serbia

Shpërndaje

Kurti tha se mos pranimi i këtyre testeve nuk do të ishte në favor të Kosovës

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, foli rreth testeve për koronavirus që Kosova ka marrë nga Serbia. Tha se nëse Kosova nuk do të pranonte këto teste do të akuzohej për sjellje iracionale dhe politizim të një gjesti I cili sipas Kurtit nuk është i tillë.

“Nëse Kosova nuk do t’i merrte këto 1000 teste është lehtë e imagjinueshme që do të kishtë një grup të serbëve nga ndonjë komunë të nxitur prej ndonjë strukture që nuk është e shtetit tonë që të ankohej se nuk po mundej të testohej.

Pastaj do të duhej që ministri Vitia të shfaqet para jush për ditë duke testuar ndonjë qytetarë serb. Pra kollaj ka mundur të jetë një lloj kurthe në të cilën natyrisht se ne biem brenda “, tha Kurti. Ai shtoi se një gjë e tillë nuk duhet të politizohet. “Duam raporte të mira fqinjësore, duam bashkëpunim rajonal në luftimin e koronavirusit.”, tha Kurti./21Media