Kurti: Thaçi të futet në zgjedhje, le të garojmë me të (Video)

Shpërndaje

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka folur për zhvillimet e fundit politike në vendin tonë.

Ai ka thënë se i ka rekomanduar presidentit Thaçi që të garojë në zgjedhje sepse ‘ai nuk është i kënaqur me kompetencat e tij’.

“Më mirë, më e ndershme është ta lë karrigen e presidentit, e të vijë në garë zgjedhore sesa të vazhdojë kështu”, ka thënë ai.

Këto deklarata Kurti i ka bërë te Cim Peka.

“Presidenti donte të shpallte zgjedhje të jashtëzakonshme, pasiqë në atë gjendje do të kishte më shumë kompetenca”, ka shtuar tutje ai.

Kurti ka thënë folur edhe për situatën e pandemisë në Kosovë, duke thënë se “vetëm me disiplinë mund të dilet nga kjo gjendje”.