Kurti-Thaçit: Të dridhet zëri si kalama, le të dalim në debat televiziv, nëse do merre edhe Pacollin

Shpërndaje

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar lidhur me deklaratën e presidentit të vendit, Hashim Thaçi ku atë dhe ushtruesin e detyrës së ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla i quajti organizatë kriminale, të cilët i thërret në shtëpi për t’ia ditur lokacionin.

Kurti tha se Thaçi duhet të pushojë me këto kalime kufiri pa kontroll e në kundërshtim me masat e marra ndaj pandemisë COVID-19.

Sipas tij, Thaçi është shembull i keq që qytetarët nuk bën ta ndjekin, shkruan Indeksonline.

Kurti shtoi se sa i përket fyerjeve që i bën atij, duke iu dridhur zëri e ka zgjidhen: le të dalin në debat e nëse do le ta marr me vete edhe Behgjet Pacollin.

Postimi i plotë:

Presidenti i Kosovës, Thaçi, duhet të pushojë me këto kalime kufiri pa protokoll e në kundërshtim me masat e marra ndaj pandemisë COVID-19.

Ai është shembull i keq që qytetarët nuk bën ta ndjekin. Sa për sharjet e fyerjet që m’i bën, duke thirrur me zërin që i dridhet porsi kalama nëpër studiot televizive, e kam zgjidhjen: le ta organizojmë një debat televiziv ku dalim ne të dy, pra, unë Kryeministri në detyrë dhe ai Presidenti jashtë detyrës.

Nëse don, le ta marrë me vete edhe Behgjet Pacollin. Në atë rast, po, edhe unë po e marr Xhelal Sveçlën e Rashit Qalajn.