Kurti thotë se Thaçi nuk shtyllë e shtetit: Ai është noter

Shpërndaje

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti gjatë konferencës ka folur edhe për vendimet e presidentit Hashim Thaçi në lidhje me formimin e Qeverisë se re.

Ai tha se presidenti nuk është i kënaqur me kompetencat e tij, raporton Ekonomia Online.

Sipas Kurtit, ai është vetëm noter dhe nuk është një nga shtyllat e shtetit.

Kurti ka folur edhe për 1 mijë testet e pranuara nga Serbia, për te cilat tha se nuk duhet politizuar dhe kjo nuk e fsheh atë se ëfare ka bërë Serbia  gjatë luftës në Kosovë.

I pari i shteti me tej tha se nëse këto teste nuk ishin pranuar kishte me pasur reagime nga qytetarët në komunat me shumic serbe q ënuk kanë mundur të testohen.

Kurti tha se ne kemi dëshmuar se nuk bëjmë dallime, raporton EO.

“Presidenti është noter shtetëror e cila nuk është një nga shtyllat e shtetit. Është e qartë se presidenti nuk është i kënaqur me kompetencat e tij. Është dashur ta mendoj. Ne jemi duke punuar në luftimin e Coronavirusit”.

“Nuk po ngecim në asnjërën prej detyrave që kemi dhe sfidat që po përballemi. 1000 teste janë gjest i Serbisë që nuk duhet të politizohen.Kjo nuk do të thotë se janë shlyer ato se çka janë bërë gjatë luftës”, shtoi Kurti.

Kurti theksoi se kjo ka mundur të jetë edhe kurth por që Kosova nuk bien.

“Ne kemi dëshmuar që nuk bëjmë dallime. Nëse Kosova do të refuzonte që do të kishim një grup të serbëve në ndonjë komunë të nxitur që të ankohen se nuk mund të testohen”.

“Ministri Vitia të shfaqet çdo ditë duke testuar ndonjë qytetarë serb. Ka mundur të jetë ndonjë lloj kurth por që ne nuk biem. Nuk duhet politizuar dhe të bashkohemi bashkë në këtë luftë”, tha ai.