Kurti vendos flamurin amerikan në ndërtesën e Qeverisë (Foto)

Shpërndaje

Në shenjë solidarizimi, në objektin e Qeverisë së Kosovës është vendosur një flamur i madh i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka publikuar një fotografi në Instagram nga oborri i ekzekutivit kosovar.

“Në ndërtesën qendrore të qeverisë, sot kemi vendosur flamurin e ShBA-ve. Jemi thellësisht të pikëlluar që mbi gjysmë milioni amerikanë janë prekur nga virusi Korona dhe mbi 20 mijë kanë vdekur. Në ditët më të errëta për njerëzimin, Amerika shkëlqeu si fanar drite për miliona njerëz, prandaj ne sot qëndrojmë së bashku me të”, ka shkruar Kurti.