Labi nuk e përjashton kandidimin për kryetar të Ferizajt

Shpërndaje

Labinot Tahiri nuk e ka përjashtuar mundësinë që ai të kandidojë për të parin e Ferizajt në të ardhmen.

“Ajo është padyshim që qytetarët e kërkojnë një gjë të tillë dhe nëse unë do jem nesër kandidat i tillë, pa dyshim do të jem një person që do ta fitojë atë titull prej qytetarëve sepse kisha me e menaxhua më mirë se sa Agim Aliu e shumë të tjerë kryetar që kanë qenë të Ferizajt. Sepse të gjithë banorët e Ferizajt e din që unë bëj shumë punë më të mëdha se sa disa punë që i bën komuna në aspektin në të mirën e qytetarëve”, theksoi Tahiri për lajmi.net.

Ai ka shprehur edhe kritikat e tij në drejtim të udhëheqjes komunale të Ferizajt, pasi që sipas tij, kreu Agim Aliu, por edhe udhëheqësit e tjerë nuk kanë treguar bashkëpunim me të dhe çështjen e bamirësisë e kanë kthyer në çështje politike.

Sipas tij, nuk duhet të ngatërrohet në asnjë mënyrë humanizmi me politikën.