LAJMI I FUNDIT: Ky është kandidati i LDK-së për Kryeministër

Shpërndaje

Në mbledhjen e sotme, Kryesia e Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur të nominojë si kandidat për Kryeministër Avdullah Hotin.“Kryesia e LDK-së vendosi që Avdullah Hoti të jetë i nominuari i kësaj partie për kryeministër”, tha ky burim.Pritet që vendimi të bëhet publik për media, pas përfundimit të mbledhjes.

“Gazeta Blic” nga burime të saj brenda LDK-së kishte raportuar pak më parë se kandidat favorit për të marrë postin e Kryeministrit ishin ish-zëvendëskryeministri Avdullah Hoti si dhe Lutfi Haziri, por në fund kryesia u përcaktua për ish- kandidatin për kryeministër në zgjedhjet e vitit 2017.Hoti ishte shkarkuar nga posti i zëvendëskryeministrit pas rënies së Qeverisë Kurti.Kjo mbledhje erdhi pas takimit të djeshëm të krerëve të partive politike me Presidentin Hashim Thaçi.

Pas këtij takimi me Thaçin ku u vendos unanimisht që të formohet një Qeveri e Re, Kryetari i LDK-së Mustafa paralajmëroi mbledhjen e Kryesisë së partisë për të caktuar kandidatin për Kryeministër.

Ndryshe gjatë ditës së djeshme nënkryetari i LDK-së, Haziri kishte deklaruar se LDK-ja ka unanimitet që kryetari i partisë Mustafa të jetë edhe kandidati favorit për Kryeministër.Megjithatë, Mustafa kishte paralajmëruar se nuk do të jetë kandidati për kryeministër.LDK-ja si partnerë të mundshëm koalicioni po sheh Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismënsocialdemokrate.