Lëshohet këshilltari i arrestuar, banorët e Hasanbegut shpërndahen nëpër shtëpi

Shpërndaje

Një pjesë e madhe e banorëve të cilët të revoltuar kanë shfaqur mllefin e tyre për shkak të një incidenti të shkaktuar nga disa të rinjë, por me intervenim të policisë turma është shpërndarë pasiqë në shtëpi është kthyer dhe këshilltari i arrestuar i komunës së Gazi Babës. Detaje mbi incidentin ka dhënë dhe MPB të cilët theksojnë se deri te arrestimi ka ardhur si pasojë e asaj që disa persona kanë larguar polica të shtrira nëpër rrugët e Hasanbegut.

Të dhëna shtesë:

Policia liroi personat e arrestuar mbrëmjen e sotme në Hasanbeg. Në mesin e të arrestuarve ishte edhe këshilltari nga radhët e LSDM-së Berat Veseli. Edhe banorët e revoltuar që dolën në protestë, filluan që të shpërndahen.

Kjo revoltë e banorëve erdhi pasiqë policia i kishte kapur 3 persona ku sipas tyre nuk kishin respektuar orën policore, në mesin e të cilëve ishte edhe këshilltari nga radhët e LSDM-së Berat Veseli.

Ja çka thotë këshilltari i LSDM-së i cili u arrestua nga policia, siç thotë ai në derën e shtëpisë së tij.

VIDEO