Lëvizja BESA nuk ndalet, sot ka shpërndarë maska dhe doreza falas në Çair, “10 mijë aktivistët e BDl-së në gjumë” (Foto)

Shpërndaje

Aksioni për shpërndarjen e maskave falas për qytetarët nga rinistët e BESËS dhe përfaqësues nga Forumi i Gruas, ka vazhduar në Komunën e Çairit, pas rekomandimeve të fundit nga ana e institucioneve përkatëse për mbajten e maskave në mënyrë të obliguar për mbrotje nga pandemia Covid-19. Pas Tetovës, Kumanovës dhe Likovës, aksioni simbolik edhe në Çair u prit mjaftë mirë nga qytetarët. Shëndeti i qytetarëve është në radhë të parë dhe mbrojtja e saj duhet detyrimisht të respektohet nga të gjithë njerzit.

#Shëndetinërendtëparë

Deklarata për mediat e Elvan Mustafës;

“Ne sot nga Çairit po e vazhdojmë aktivitetin tonë që e nisëm në Tetovë për shpërndarje të maskave mbrojtëse falas për qytetarët për t’u mbrojtur nga coronavirusi. Si gjithë të tjerët, edhe ne duhet t’i respektojmë rekomandimet e qeverisë për të ruajtur shëndetin tonë. Sot ne vendosëm që banorëve t’ju dhurojmë nga një maskë mbrojtëse, për të rikujtuar sesa i rëndësishëm është shëndeti i njerëzve. Andaj, marrja e masave në kohë do të parandalonte infektimin nga ky virus. Ju bëjmë apel gjithë njerëzve të vullnetit të mirë, t’ju përmbahen rekomandimeve, të mos lëvizin pa maske sepse vetëm kështu e mbrojmë shëndetin tonë dhe të të tjerëve”.