Liverpool feston ditëlindjen e Elliot nga karantina, Klop ‘detyron’ Shaqarin të urojë shqip (Video)

Shpërndaje

Te Liverpooli, këtë javë kanë festuar ditëlindjen e talentit Harvey Elliot. Padyshim që urimet nga bashkëlojtarët nuk kanë munguar, dhe kjo ka ndodhur pikërisht para fillimit të ushtrimeve që Liverpooli është duke vazhduar t’i mbajë online në karantinë.

Trajneri gjerman, Jurgen Klopp i është drejtuar të gjithë lojtarëve që të urojnë ditëlindijen në gjuhën e tyre, duke përfshirë edhe Xherdan Shaqirit të cilit i është kërkuar ta urojë ditëlindjen në gjuhën shqipe.

Ylli shqiptar pa ndonjë hezitim filloi të këndojë “Shumë urime për ty”, për shokun e tij Elliott.